12 Janar 2025

NYT: Thaçi, Gerry Adamsi i Ballkanit

New York, 13 korrik - Gazeta prestigjioze amerikane "The New York Times" dhe e cilëson Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një Jerry Adams ballkanik. Gazetari Dan Bilefksy mendon se kryeministri kosovar është një kandidat serioz për Çmimin Nobel për Paqe.

“Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv. Kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin Gjarpër” shkruan gazeta.

Sipasd saj nga Brukseli dhe Washingtoni sot ai konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri i tij po përmendet bile edhe si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe, ndonëse për këtë nuk ka gjasa.

Shkrimi nuk e kursen Thaçin edhe nga përmendja e raportit të Këshillit të Evropës ku ai akuzohet për udhëheqje të grupit që tregtonte armë, heorinë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës (pra raporti famkeq i Dick Marty-të) akuza të cilat ai dhe qeveria e tij i kanë quajtur ‘të neveritshme,’ shkruan gazeta.

Në shkrim Thaçi përshkruhet si personifikim i triumfit të paqes dhe pajtimit, ndaj luftërave të viteve të 90-te. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)