14 Maj 2025

Nybakk: Marrëveshja reflekton stabilitet dhe paqe në rajon

Prishtinë, 29 maj - Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmën, në bazë të strukturës së marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel, FSK-ja të shëndrrohet në Forca të armatosura, kështu deklaroi në Prishtinë kryetarja e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marit Nybakk.

Ndërsa marrëveshja e dy kryeministrave sipas saj nuk do të sjell paqe vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Në Prishtinë po qëndron një delegacion i Asamblesë së NATO-s, të cilët po takohen me përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Pas takimit me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, Marit Nybakk, kryesuese e këtij delegacioni, tha se marrëveshja e Brukselit do të sjellë siguri për Kosovën e tërë rajonin

”Shpresoj se marrëveshja e Brukselit do të reflektojë në stabilitet paqe dhe siguri për Kosovën, Serbinë dhe rajonin në Ballkanin perëndimor”.

E pyetur se kur FSK-ja do të jetë ushtri, Nybakk nuk e përjashtoi mundësinë që kjo çështje, të jetë pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

”Një nga hapat përpara, në strukturën e marrëveshjes së Brukselit është mundësia e shndërrimit eventual të FSK-së në forca të armatosura. Kur dhe si nuk mund të ju them, por ky do të jetë edhe një hap përpara”.

Edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se mysafirët i ka njoftuar për së afërmi me proceset dhe sfidat që po kalon vendi. ”Për neve Kosova ka sfidë realizimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel, Kosova ka sfidë zhvillimin ekonomik por edhe sundimin e ligjit, por edhe rrugën e integrimit në institucione ndërkombëtare”.

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s, u takua edhe me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)