Nxënësit serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë u ekzekutuan nga shteto terrorist i Serbisë
Beograd, 6 prill - Vuk Drashkoviq, kryetar i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe, në një tekst autorial, ka risjellë në vëmendje krimet e kryera të Serbisë mbi vetë serbët.
Në këtë rast, mbi nxënësit serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë, të cilët u ekzekutuan nga Shërbimi Sekret Serb (UDB-a), vetëm që faji t’u hidhej shqiptarëve.
Në artikullin me titull “Pse u mora në pyetje për vrasjen e të rinjve në kafenenë ‘Panda”, të publikuar në gazetën beogradase “Danas’, Drashkoviq shkruanse nëse Desanka do të kishte jetuar pak më gjatë, do të kishte përjetuar sërish pushkatimin e nxënësve serbë, më të tmerrshëm se ai i kryer nga ushtarët e Wehrmacht-it të Hitlerit në Kragujevac në vitin 1941.
“Nxënësit serbë nuk u pushkatuan nga pushtuesit, por nga serbët, shteti terrorist i Serbisë. Skuadra e vdekjes së Gestapos së saj, UDB-a e saj”, shkruan Drashkoviq në shkrimin e tij.
Duke rikujtuar atë kohë, Drashkoviq tregon se ishte e hënë, 14 dhjetor 1998, pak minuta para mesnate.
“Rrugët e qytetit të Pejës patrulloheshin nga ushtarët e RFJ-së së atëhershme (Serbia dhe Mali i Zi), forcat policore dhe parapolicore të Serbisë dhe çekiçët e JSO-së së kolonelit nga UDB-a, a Milorad Ulemek, i njohur si Legija”, shkruan Drashkoviq.
“Terroristët e maskuar hyjnë në kafenenë e nxënësve ‘Panda’, pranë shkollës së mesme ‘Sveti Sava’. Huh! – rrangëllisën dhe qëlluan, pastaj dolën me vrap në rrugë. Askush nga ushtria apo policia nuk i ndaloi. Sirenat hummer të JSO po buçisnin...”.
Drashkoviq përshkruan se pranë tavolinave ku ishin ulur në kafene, gjashtë nxënësit serbë shtriheshin të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
“UDB-a dhe TV-Serbia njoftuan se vrasësit janë terroristë shqiptarë! Së shpejti pasuan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, për të ndalur fatkeqësinë humanitare të shqiptarëve”, shkruan Drashkoviq.
“Afro 800 mijë shqiptarë u dëbuan në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, mijëra prej tyre u vranë dhe mijëra të moshuar dhe fëmijë këmbëzbathur u hodhën në lumenj dhe liqene anembanë Serbisë, në varre sekrete në terrenet e stërvitjes së policisë në Beograd”.
Ai shkruan se Millosheviqi e humbi luftën me Aleancën e NATO-s. “Ai nënshkroi kapitullimin dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Serbia, si shtet bandit, u dëbua nga Kosova dhe Hitleri i saj vdiq në paraburgim në Hagë”.
Drashkoviq më tej vazhdon duke rikujtuar se edhe më vonë, kur Millosheviqi ra, në “Serbinë demokratike”, askush nuk e hetoi vrasjen e nxënësve serbë në kafiterinë ‘Panda’.
“Edhe për qeverinë e re vrasësit ishin “terroristë të panjohur shqiptarë”.
Drashkoviq shkruan se më kot prindërit e nxënësve serbë të pushkatuar, kërkuan në Beograd që ata “terroristë të panjohur shqiptarë” të gjenden dhe të ndëshkohen. “Askush nuk donte të merrej me ta”.
Dikur ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë e Malit të Zi, Drashkoviq shkruan se në kryeqytetin e “Serbisë demokratike”, nga ekranet televizive dhe faqet e reklamave të gazetave, ujku rrënqethës, marka tregtare e JSO-së, skuadrës së vdekjes së UDB-së, e cila u nderua me festime si “çlirimtari i Serbisë më 5 tetor 2000” , kur u përmbys Sllobodan Millosheviqi, u rënkonte atyre njerëzve të dëshpëruar.“Dhe qeveria e re, çdo 14 dhjetor, përkujtonte masakrën në ‘Panda’ si krim të kryer nga terroristët shqiptarë”, shkruan ai.
Ai risjellë në vëmendje se papritur, pesëmbëdhjetë vjet pas pushkatimit të nxënësve serbë në ‘Panda’, më 28 dhjetor 2013, Aleksandar Vuçiq, asokohe Zëvendëskryeministër i qeverisë së Serbisë, dhe koordinator i shërbimeve të sigurisë, në një fjalim televiziv për publikun, njoftoi se masakra në ‘Panda’ nuk është kryer as nga shqiptarët, as nga shërbimet e huaja dhe se Serbia do të tronditet kur të mësojë të vërtetën!
“Edhe si kryeministër edhe si president i Serbisë, ai do të përsërisë pretendimin e tij, por emrat e terroristëve dhe atyre që urdhëruan të pushkatoheshin nxënësit serbë ishin ende të errët dhe prindërit e të vrarëve kot iu lutën kreut të shtetit që t’i dijnë ata”, shkruan Drashkoviq në këtë shkrim të tij.
“As i mori dhe as nuk zbuloi të vërtetën tronditëse dhe të tmerrshme për krimin. Pse? Për dhjetë vjet nuk ka pasur përgjigje për këtë pyetje”, pyet Drashkoviq.
Kryetari i Partisë për Ripërtritjen Serbe shkruan se nën kërcënimin e ndalimit nga policia, më 18 dhjetor 2019, e kanë thirrë të shkojë në “zyrën e hetimit për t'u marrë në pyetje për krimin e terrorizmin”!
“Une shkova atje. Qetë u regjistrua si zëri ashtu edhe kamera. Prokurori tha se Prokuroria e Shtetit është duke zhvilluar hetime ndaj terroristëve të panjohur të UÇK-së terroriste shqiptare, për shkak të krimit në kafenenë ‘Panda”, shkruan Drashkoviq, duke rikujtuar se ai (prokurori) hapi një dosje me fotokopje të deklaratave dhe teksteve të tij për krimin ‘Panda’.
“Ai më pyeti nga e dija se Sllobodan Millosheviqi urdhëroi pushkatimin e studentëve serbë, se kreu i UDB-as, Radomir Markoviq, zgjodhi JSO-në e Legija-s për të kryer krimin, se skuadra e vdekjes vrau shumë shqiptarë besnikë të Serbisë në mbarë Kosovën dhe se këto likuidime u kryen me qëllim që t'u atribuohen guerilëve shqiptarë dhe në Serbi të ndezën pasionet e urrejtjes, hakmarrjes së verbër dhe histerisë së luftës?”, rikujton Drashkoviq pyetjet që iu parashtruan nga prokurori.
“A është Aleksandar Vuçiq një nga burimet e mia?”, citon Drashkoviq një pyetje të prokurorit. “Çfarë më tha për Panda? A po më tregonte ndonjë provë dhe cilat?”, shkruan më tej politikani serb.
Ndër pyetjet e tjera, ai thotë se ishine dhe ato të tipit: “Pse po takohem me prindërit e nxënësve të pushkatuar? Çfarë më thanë ata dhe çfarë u thashë atyre? A i njoha me atë që mësova nga Aleksandar Vuçiq? Pse këta njerëz kërkojnë që t'i marrë Vuçiq?”.
Krejt këtë, Drashkoviq e cilëson “morbide dhe të frikshme!”.
Ai shkruan se duke e konsideruar si armik të shtetit, prokurori gjurmoi edhe për të dhe prindërit e nxënësve serbë të pushkatuar si dhe vetë kreun e shtetit.
“Një prokuror që nuk e fshehu se përfaqëson dhe mbron terrorizmin e Serbisë së Millosheviqit, skuadrat e saj bandite, oktapodi i KGB-së dhe UDB-as, i pafuqishëm dhe i pandëshkuar, por i torturuar çmendurisht, cunami i putinofilisë”.
Drashkoviq deklaron se vetëm Radomir Markoviq, Legija dhe disa terroristë të tjerë u dënuan për vrasjen e katërfishtë në autostradën ‘Ibarska’, për hedhjen e Ivan Stamboliqit të gjallë në një gropë me gëlqere dhe për vrasjen e Zoran Gjingjiqit.
“UDB-a, ajo degë fanatike e KGB-së, u shërua shpejt. Shkalla është thyer dhe hetimet për dhjetëra, qindra, mijëra krime nga UDB-a janë të ndaluara”.
Drashkoviq thekson se prokurorët e UDB-ës kanë gjetur një emër për terroristët udbash që mbrojnë: autorë të panjohur, N.N.
Duke ironizuar, ai shkruan se ata terroristë të "panjohur", qëlluan nxënësit serbë në ‘Panda’, ministrin e Ushtrisë, Pavle Bullatoviq, gazetaren Dada Vujasinoviç, gjyqtarin Nebojsha Simeunoviq, Miodrag Nikoliq, tre vëllezërit Bytyçi, Peđa Starçeviq, Branivoj Milinoviq, Nedeljko Kosoviq, Nedeljko Kosoviq, , Boshko Perosevica...
“Të panjohur’ janë edhe vrasësit e Oliver Ivanoviqit, gazetarit Milan Pantiq, serbët në veri të Kosovës, Vladimir Cvijan dhe...”, shkruan Drashkoviq, duke theksuar se lista është shumë e gjatë. “Dhe e qartë. UDB-a është vrasëse kudo që për autor është një N. N, i panjohur”.
Vuk drashkoviq shkruans e kur Prokurori i Shtetit e hetoi për pushkatimin e nxënësve serbë në ‘Panda’, ai ishte prokurori i një përbindëshi të KGB-së dhe UDB-ës që askush nuk mund ta kontrollojë dhe ta frenojë dhe i cili nuk e kishte fshehur fuqinë e tij.
“Ajo ka oficerët e saj të fuqishëm në elitën kombëtare, thuajse në të gjitha mediat, në drejtësi, në polici, në ushtri dhe si gërvishtja në pemë, shkatërron të gjithë pushtetin e vendit”, përshkruan Drashkoviq, fuqinë e UDB-ës.
“Ashtu si kërpudhat pas shiut, të gjitha nën drejtimin e UBA-s u shumuan në stalinistë të zellshëm ortodoksë të Kremlinit”.
Drashkoviq rikujtons e në gjyqin e vrasësve të Slavko Ćuruvija, UDB-a, shkeli shtetin dhe ligjet e tij.
“Vrasësit, të gjithë komandantët e UDB-ës u dënuan me ‘burg’ për të qëndruar në rrethin e tyre familjar”, shkruan ai.
Drashkoviq tregon se televizioni me frekuencë kombëtare (RTS), kërkon që ata që urdhëruan pushkatimin e nxënësve serbë në ‘Panda’ të lirohen dhe të nderohen si heronj kombëtarë!
“Për të mijtën herë rezultojnë të vërteta fjalët e ish-shefit të Shërbimit të Sigurisë Serbe (UDB) Jovica Stanishiq, i cili tha se nuk ka parti, qeveri, parlament, president dhe gjyqësor. Ka vetëm UDB-a”.
(Marrë nga gazeta beogradase ‘Danas’. Titulli i vendosur nga RTKlive. Titulli në origjinal: Vuk Drashkoviq: Pse u mora në pyetje për vrasjen e rinjve në kafenenë ‘Panda’.)