13 Janar 2025

Numri i të vdekurve nga tajfuni në Filipine arrin në 3974

Manila, 18 nëntor - Autoritetet në Filipine bëjnë të ditur se tani numri i të vdekurve nga tajfuni \"Haiyan\" ka shkuar në afro katër mijë.

Deri të dielën në mesditë, numri zyrtar i atyre që kanë humbur jetën nga ky tajfun arriti në 3 974 veta. Ndërkohë, rreth 12 mijë të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.

Shifrat e reja publikohen teksa zyrtarët dhe organizatat e ndihmave vazhdojnë të ndihmojnë në ushqimin dhe strehimin e dhjetëra mijë të zhvendosurve.

Supertajfuni \"Haiyan\" goditi pjesën qendrore të Filipineve të premten e kaluar, duke sjellë shkatërrime në mbarë rajonin e duke rrafshuar një pjesë të madhe të qytetit Takloban.

Stuhia masive goditi edhe fshatra të vogla në të gjithë pjesën qendrore të vendit para se të zhvendosej në Kinën Jugore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)