14 Janar 2025

Numri i refugjatëve sirianë në Liban ka kaluar 979 mijë

Beirut, 24 mars - Sipas raportit të Agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR), numri i refugjatëve sirianëve në Liban ka kaluar 979 mijë, 11 mijë më shumë se javën e kaluar.

Në raportin e publikuar nga UNCHR-ja të dielën në Bejrut, theksohet se është ashpërsuar konflikti i armatosur mes forcave qeveritare dhe opozitës siriane.

Që nga mesi i marsit, kur forcat qeveritare siriane morën në kontroll qytetin Yabrud, afro 400 familje u shpërngulën në qytezën kufitare Aarsal.

Gjatë vizitës në Liban, zyrtari i lartë i UNHCR-së Antonio Guterres tha se kriza 3 vjeçare siriane ka shkaktuar 2.5 milionë refugjatë. Libani, një vend me popullsi prej 4 milionë banorësh ka pranuar numrin m ë të madh të refugjatëve nga Siria.

Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë ndihma materiale për Libanin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)