12 Janar 2025

Numri i refugjatëve sirianë e ka tejkaluar shifrën 2 milionë

Gjenevë, 3 shtator - Numri i refugjatëve sirianë e ka tejkaluar tashmë shifrën 2 milionë, bëri të ditur të hënën Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), që shtoi se para një viti numri kishte arritur deri në 230.671 persona.

\"Një vit më parë numri i refugjatëve në vendet fqinje të Sirisë arriti deri në 230.671 dhe 1,8 milionë refugjatë të tjerë kanë ardhur gjatë këtyre 12 muajve\", theksoi UNHCR.

Ky numër është i përbërë nga refugjatë sirianë të regjistruar dhe atyre, të cilët janë në pritje.

Në fund të gushtit, numri i refugjatëve arriti deri në 110.000 në Egjipt, 168.000 në Irak, 515.000 në Jordani, 716.000 në Liban dhe 460.000 në Turqi.

Rreth 52 për qind janë fëmijë të moshës nën 17 vjeç.

UNHCR shtoi gjithashtu se 4,25 milionë persona ishin zhvendosur brenda Sirisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)