26 Prill 2025

Numri i refugjatëve në gjithë botën arrin në 59.5 milionë

Gjenevë, 18 qershor - Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se numri i personave të zhvendosur nga “persekutimi, konflikti, dhuna e përgjithshme, ose shkeljet e të drejtave të njeriut” ka arritur në 59.5 milionë në gjithë botën, në fund të vitit 2014, që është nivel rekord.

Në këtë dokument të publikuar sot nga agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, theksohet se numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre është rritur për 8.3 milionë, krahasuar me vitin 2013.

Në gjithë botën, brenda shteteve të tyre janë zhvendosur 38.2 milionë njerëz, 19.5 milionë janë refugjatë, ndërsa 1.8 milion njerëz kanë kërkuzar azil.

Më tepër se gjysma e refugjatëve në gjithë botën janë fëmijë.

Më së shumti refugjatë ka pasur nga Siria, 3.9 milionë njerëz, ndërsa pranuesit më të mëdhenjë të refugjatëve janë Turqia, me 1.59 milion dhe Pakistani me 1.51 milion.

Konflikti në Ukrainë ka çuar në rritjen e numrit të refugjatëve në Rusi në më tepër se 231 mijë, ndërsa një vit më parë numri i tyre ishte vetëm 3,400.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)