25 Dhjetor 2024

Numri i emigrantëve në mbarë botën arrin 272 milion

Gjenevë, 19 shtator - Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, numri i migrantëve ndërkombëtarë arriti në 272 milionë këtë vit, mbi 50 milionë më shumë se niveli i regjistruar në vitin 2010.

"Stock International Migrant 2019" vlerëson se emigrantët zënë 3.5 për qind të popullsisë globale, krahasuar me 2.8 për qind në vitin 2000.

John Wilmoth është drejtori i Divizionit të Popullsisë në Departamentin e OKB për çështjet Ekonomike dhe Shoqërore.

"Ata plotësojnë pjesë të tregut të punës që shumë punëtorë vendorë mund të mos t'i duan dhe ata nxisin tregtinë në disa mënyra për shkak të lidhjeve që dërgojnë në vendet e tyre të lindjes. Dhe kështu ka shumë kontribute si ky që unë mendoj se mund të atribuohen në historinë e migracionit në Shtetet e Bashkuara. Në vendet e tjera është e njëjta gjë. "

Europa ka regjistruar numrin më të madh të migrantëve ndërkombëtarë me 82 milionë, e ndjekur nga Amerika e Veriut me 59 milionë.

Rreth gjysma e të gjithë emigrantëve banojnë në vetëm 10 vende, me Shtetet e Bashkuara që mbajnë numrin më të madh me 51 milionë, e barabartë me rreth 20 për qind të totalit të botës.

Gjermania dhe Arabia Saudite strehojnë numrin e dytë dhe të tretë më të madh të emigrantëve me nga 13 milionë secila.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)