Numri i azilkërkuesve në Gjermani në 2013 ka shënuar rritje
Berlin, 11janar - Numri i azilkërkuesve në Gjermani, në vitin 2013, ka shënuar rritje prej 64 përqind, që është më e larta në 14 vitet e fundit, ka njoftuar dje Ministria e Brendshme e këtij vendi. Vendet kryesore të origjinës janë Serbia, Rusia, Siria, Maqedonia, Afganistani, Bosnja, Kosova, Irani, Pakistani dhe Iraku.
Krahasuar me vendet e tjera të BE-së, Gjermania e ka bindshëm numrin më të madh të azilkërkuesve në vitin 2013, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizere. Sipas tij, vetëm 14 përqind e kërkesave për azil janë miratuar.