Nuland: Të zgjidhen problemet Serbi - Kosovë
Washington, 5 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka shprehur shqetësimin për zgjidhjen e problemeve të tregtisë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Para incidenteve të fundit, Serbia dhe Kosova filluan të bëjnë një progres të ndjeshëm dhe dëshirojmë që kësaj ti kthehen. Qartë mendojmë se kjo është në interes të dyja vendeve, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.
Ajo përsëriti se SHBA-të ishin të shqetësuara për shkak të bllokadës së rrugëve në veri të Kosovës, si dhe qëndrimin amerikan që KFOR-i ishte i detyruar të përgjigjet, duke shtuar se prej atëherë situata është qetësuar.