15 Janar 2025

Nuland të dielën do të vizitojë Kosovën

Washington, 11 korrik - Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ndihmëssekretarja për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, do të vizitojë Kosovën më 13 korrik.

Gjatë bisedimeve me zyrtarët kosovarë, Nuland thuhet se do të fokusohet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe në përparimin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në kuadër të turneut që nis sot, Nuland do të qëndrojë edhe në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Britani dhe Belgjikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)