11 Janar 2025

Nuland përmend një lloj autonomie për serbët në veri

Washington, 3 prill - Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland tha se i takon Kosovës të vendosë për llojin e autonomisë që kërkojnë një pjesë e serbëve në Veri. Ajo i bëri komentet në konferencën e zakonshme për gazetarët në Washington.

Nuland në konferencë për media ka thënë se “roli i Serbisë duhet të jetë i tillë që t’ua bëjë me dije qytetarëve të Serbisë dhe serbëve në Kosovë se është koha që kjo çështje të zgjidhet”, transmeton nga Beta.

E pyetur nëse shikon ndonjë rol që mund të luajë Serbia në zgjidhjen e çështjes së serbëve etnikë në veriun e Kosovës, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha: natyrisht ne shohim një rol për Serbinë që t'ua bëjë të qartë serbëve në veri se ka ardhur koha për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Strukturat paralele dhe çështjet tjera të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Nulandit, janë tema në të cilat po punon përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

“Dëshirojmë që këto çështje të zgjidhet paqësisht të cilat edhe Kosovës edhe Serbisë do t’iu mundësojnë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Nuland.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)