Nuland: Kosova e Serbia kanë nevojë për përkrahje të SHBA-së
Washington, 14 nëntor - Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland ka deklaruar se SHBA është e inkurajuar m dialogun e Beogradit e të Prishtinës dhe me përparimin e arritur, njoftojnë medie të Beogradit.
Amerika përkrah këtë proces dhe në të edhe më tej është e nevojshme përkrahja jonë e përhershme në mënyrë që të dy vendet të realizojnë qëllimin vet dhe të integrohen tërësisht në strukturat evropiane, ka deklaruar ndihmës sekretarja amerikane e shtetit në tribunën e Këshillit Atlantik në Washington.