08 Janar 2025

Nuk ka vendim se a do mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Beograd, 26 janar - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiq Dejanoviq thotë se edne nuk është marrë vendimi se a do të mbahen zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në Kosovë dhe ka vlerësuar se ky do të jetë vendim politik.

\"Shpallja e zgjedhjeve në territorin Kosovës është çështje politike dhe shikuar juridikisht, natyrisht se Kosova është territor i Serbisë, por megjithëkëtë ne nuk mund të mbyllen krejtësisht sytë para realitetit, i cili është çfarë është, dhe me siguri se do të merret vendimi politik se a do të mbahen zgjedhjet edhe nëpër komuna në Kosovë\", ka thënë ajo, njofton B92.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë ka përsëritur se zgjedhjet parlamentare dhe ato që ajo i ka quajtur zgjedhje krahinore, në Serbi, do të mbahen deri më 11 maj.

E ashtuquajtura bashkësi komunash në Kosovë ka ftuar autoritet serbe të Beogradit që të shpallen zgjedhjet lokale në Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)