Nuk ka ndonjë zhvillim rreth ndonjë takimi Thaçi-Daçiq
Bruksel, 12 prill - Maja Kociancic, zëdhënëse e diplomates së lartë të BE-së, Catherine Ashton ka thënë se në Bruksel nuk ka ndonjë zhvillim rreth ndonjë takimi eventual ndërmjet dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëveshje kjo e refuzuar nga Serbia, në raundin e tetë të mbajtur në Bruskel.
Kryeministri Thaçi ndërkaq ka deklaruar se qeveria e Kosovës, ka kryer obligimet e veta karshi dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. /albeu.com/