17 Maj 2024

Nuk ka arsye për valë të re refugjatësh nga Kosova

Washington, 9 nëntor - Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Migrimit dhe Refugjatëve, David Robinson, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye që kërcënon ndonjë valë të re refugjatësh nga Kosova.

Sipas tij, tani duhet fokusuar në zgjidhjen e problemeve, në vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, e jo për ngritjen e tensioneve.

Robinson për shtypin e Beogradit ka mohuar se KFOR-i dhe EULEX-i janë vënë në anën e Prishtinës, duke thënë se këto misione përpiqen që të sigurojnë paqe dhe stabilitet, në mënyrë që njerëzit të jetojnë normalisht, pavarësisht kombësisë.

Zyrtari i lartë amerikan tha se po bëhen përpjekje me autoritetet e Prishtinës që të sigurohet kthimi i personave të zhvendosur që të kenë të gjitha kushtet për jetë normale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)