NSA ka përgjuar Vatikanin, SHBA e mohon
Romë, 31 tetor - Sipas një artikull të përjavshmes italiane Panorama, agjencia për sigurinë kombëtare në Amerikë NSA ka përgjuar kardinalët e Vatikanit gjatë takimit të tyre për zgjedhjen e papës së ri në vitin 2013.
Sipas këtij burimi objekt i këtij spiunazhi ka qenë kardinali Estrak Same i cili në atë ka zhvilluar biseda telefonike me kardinalët e tjerë si Horhe Mario Bergolio, papa aktual i Vatikanit.
Akuzat që i drejtohen NSA-së janë parashtruar në bazë të dokumenteve të publikuara nga sajti i internetit Kriptom sipas të cili Amerika nga dhjetori 2012 e deri në Janar 2013 ka përgjuar 46 milion biseda telefonike në Itali.
Mirëpo NSA duke reaguar ndaj raporteve të medias italiane mbi përgjimin e Vatikanit, ka hedhur poshtë të tilla pretendime dhe ka vënë në dukje se NSA nuk ka përgjuar Vatikanin dhe të tilla pretendime janë të pabaza.