12 Janar 2025

NSA ka përgjuar OKB-në

New York, 27 gusht - Revista gjermane Der Spiegel thotë se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar Kombet e Bashkuara, duke penetruar në sistemin e brendshëm të komunikimeve video të organizatës botërore.

Revista shkruan në numrin e djeshëm se të dhënat kanë dalë nga dosjet sekrete të nxjerra nga ish-kontraktori i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden.

Artikulli nuk specifikon kur u vu në dieni revista për këtë informacion, ose nëse e mori informatën direkt nga Snowdeni. Sipas artikullit të Der Spiegelit, përgjimi i OKB-së u bë nga mesi i vitit të kaluar.

Artikulli citon një dokument të Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare në të cilin autori mburret se ka arritur të futet në sistemin e telekonferencave me qark të mbyllur të OKB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)