07 Janar 2025

NSA: Hakerat rusë ndërhynë në zgjedhje

Washington, 6 qeshor - Elementë të rinj në posedim të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, tregojnë se hakerat rusë kanë sulmuar të paktën një nga furnizuesit e software-ve për zgjedhjet presidenciale amerikane, përpara zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës së kaluar.

Dokumentat e klasifikuara janë publikuar nga faqja Intercept dhe tregojnë se aksioni i hakerave rusë ka penetruar në sistemin elektoral amerikan më shumë nga sa mendohej deri tani.

Sidoqoftë, nga të njëjtat dokumenta nuk rezulton që ndërhyrja të ketë pasur një efekt tek rezultati i votimeve.

Mediat amerikane kanë raportuar më tej se Departamenti i Drejtësisë ka inkriminuar një grua 25-vjeçare, funksionare e qeverisë federale dhe me akses në dokumente sekrete, me akuzën se i ka kaluar të dhëna të klasifikuara një gazete online.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)