Njohja e Kosovës nga Serbia e stabilizon rajonin

Në faqen e tij në rrjetin Facebook, dje zoti Rama ka shkruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte zgjidhje e qartë nga errësira e tunelit në dritë në dalje të tij.
Në këtë mënyrë zoti Rama reagoi ndaj një artikulli të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të publikuar ditën e hënë, në të cilin ai ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, duke propozuar hapje të dialogut kombëtar në Serbi për këtë çështje.
Kryeministri Rama e ka lavdëruar artikullin e presidentit Vuçiq dhe e postoi atë në Facebook, raporton agjencia AP nga Tirana.
Dëshiroj ta ndajë me ju mbresën e mirë që presidenti i Serbisë e ka lënë tek unë me këtë meditim publik, ka shkruar Rama.
Zoti Rama, po ashtu, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ti vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, derisa këto dy shtete janë në shkallë të ndryshme të procesit të integrimit në BE.