Njohja e Kosovës nga Kameruni është në proces e sipër

Yaounde, 20 nëntor - Në kuadër të të turneut lobues në Afrikë, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Yaounde të Kamerunit, kryeministrin e këtij shteti, Philémon Yang, së bashku me dy ministra të kabinetit të tij.
Gjatë këtij takimi, ai, edhe njëherë ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, si akt të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, dhe konform opinionit këshilldhënës dhe shumë të qartë të GJND-së.
Ndërsa nga kryeministri Yang, Pacolli ka marrë konfirmimin se njohja e Kosovës është në proces e sipër.
Të dielën, zëvendëskryeministri Pacolli do të udhëtojë për në Sao Tome, ku do të zhvillojë një drekë pune me kryeministrin e këtij shteti, Patrice Trovoada. Sipas agjendës, të hënën me 21 nëntor, zëvendëskryeministri Pacolli do të vazhdojë turneun e tij në Guinenë Ekuatoriale ku do të pritet në një takim nga presidenti i këtij vendi.
Turneun e tij, zëvendëskryeministri Pacolli do ta vazhdojë edhe në shtetet e Azisë juglindore dhe SHBA.