07 Janar 2025

Njoftimi për një referendum në Greqi godet Eurozonën

Athinë, 2 janar - Eurozona ishte zhytur brutalisht në paqëndrueshmëri pas njoftimit të papritur për një referendum në Greqi, një goditje pokeri që kërcënonte planin e shpëtimit, për të cilin partnerët evropianë të Athinës, pas shumë përpjekjesh, ranë dakord.

Habia dhe indinjata dominonte reagimet në Evropë dhe në botë nga njoftimi i papritur, i këtij referendumi për planin e shpëtimit nga kryeministri grek, Jorgo Papandreu.    

Agjencia e vlerësimit \'\'Fitch\'\' theksoi se një \'\'jo\'\' e zgjedhësve grekë do të kërcënonte qëndrueshmërinë e të gjithë zonës euro.

Presidenti, Nicolas Sarkozy zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dy ditë para samitit të G20-s në Kanë, gjatë të cilit zona euro shpreson të marrë mbështetjen e fuqive të tjera të mëdha për të shpëtuar Greqinë.

\'\'Parisi dhe Berlini janë të vendosur për të zbatuar aplikimin e planit të shpëtimit për Greqinë\'\', theksoi presidenca franceze, pas kësaj bisede.

Drejtuesit gjermanë dhe francezë, si dhe ato të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mblidhen nesër në Kanë, para se të takohen me Papandreun.

Në zonën euro, të gjitha bursat evropiane regjistruan rënie, kryesisht si pasojë e uljes së vlerave bankare, pasi investitorët janë përsëri të shqetësuar për zonën euro pas vendimit të Greqisë për organizimin e një referendumi lidhur me planin e ndihmës të miratuar nga Brukseli.

Bursa e Parisit regjistroi në hapje një rënie prej 1,89 për qind, Frankfurti 3,37 për qind, Londra 1,71 për qind. Bursa e Madridit ra gjithashtu me 2 për qind dhe Milanoja me 3 për qind.    

Rreth 30 minuta pas fillimit të seancës, të gjitha bursat i rritën humbjet e tyre, sidomos Parisi me -3,28 për qind.

Edhe Azia nuk i shpëtoi situatës së zymtë, pasi Bursa e Tokios ra me 1,70 për qind, Hong Kongu 2,49 për qind, ndërsa Shanghai arriti të mbyllet me ekuilibër.

Rishfaqja e shqetësimeve lidhur me borxhet publike në zonën euro ndikoi edhe në Bursën e Nju Jorkut dje në mbrëmje, pasi Dow Jones pësoi rënie prej më tepër se 2 për qind.

Dje, bursat evropiane kanë rënë gjithashtu, për shkak të presioneve të vazhdueshme mbi borxhin e Italisë dhe të dyshimeve në rritje lidhur me zbatimin e planit të arritur me dhimbje të enjten e kaluar mes liderëve evropianë për daljen nga kriza.

\'\'Goditja poker e Papandreut zuri tregjet në befasi dhe i tronditi\'\', theksoi në Paris shoqëria \'\'IG Market\'\'.

\"Nuk mund të përjashtoj një falimentim të Greqisë në rast të një \'\'jo\'\' në referendum\'\', theksoi kryeministri luksemburgez, Jean-Claude Juncker, president i Eurogrupit. Ai konfirmoi se Papandreu kishte marrë vendim pa u konsultuar me kolegët evropianë.

Presidenti i bankës Botërore, Robert Zoellick e krahasoi referendumin me një \'\'goditje pokeri\'\'.

\"Nëse kjo dështon do të jetë rrëmujë!\", theksoi ai.

Bëhet fjalë për një referendum që ka të bëjë me qëndrimin e Greqisë në zonën euro\'\', analizoi ministri finlandez i Çështjeve Evropiane, Alexander Stubb.

Në Bruksel, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso kontaktuan sot me Papandreun dhe i kërkuan të respektojë angazhimet e tij kundrejt zonës euro.

\"Ne kemi besim të plotë që Greqia do të respektojë angazhimet e marra në marrëdhënie me zonën euro dhe komunitetin ndërkombëtar\'\', deklaruan ata në një komunikatë të përbashkët.

\"Ne jemi të bindur se kjo marrëveshje është më e mira për Greqinë\'\', shtuan ata.

Në një komunikatë të përbashkët, dy krerët kryesorë të Bashkimit Evropian theksuan se plani i arritur natën e 26 dhe 27 tetor në Bruksel, që parashikonte një rikapitalizim të bankave evropiane, me qëllim reduktimin me 50 për qind të borxhit grek, ishte në të mirë të Athinës.

Instituti Ndërkombëtar i Financave (IIF), që përfaqëson bankat e mëdha botërore, bëri me dije se do t\'i përmbahej marrëveshjes së Brukselit dhe rikonfirmoi qëllimin për të ecur përpara.

Një \"jo\" e grekëve në referendumin e parashikuar nga qeveria për në janar lidhur me planin evropian të zvogëlimit të borxhit do të vinte në rrezik qëndrueshmërinë e zonës euro, u shpreh sot agjencia e vlerësimit financiar \'\'Fitch\'\'.

\"Një kundërshtim i marrëveshjes së arritur javën e kaluar rrit rrezikun e një falimentimi të detyruar të Greqisë dhe të një daljeje të mundshme të këtij vendi nga zona euro, me pasoja të rënda financiare në stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë e zonës euro\", theksoi agjencia franko-amerikane.

Referendumi në Greqi do të zhvillohet në muajin janar dhe do të jetë i pari që prej rrëzimit të monarkisë në vitin 1974. Njoftimi ka dobësuar më tej qeverinë Papandreu, që do të kërkojë besimin e Parlamentit gjatë një votimi të premten.

Kundërshtimi i dy parlamentarëve socialistë, ku njëri prej të cilëve kërkoi një qeveri \"për shpëtim kombëtar\'\', për të garantuar ekzekutimin e planit të shpëtimit, ka ulur në 152 nga 300 numrin e deputetëve që mbajnë në qeveri Papandreun.

Kryeministri grek, i cili u takua me kancelaren gjermane, Merkel, rikonfirmoi se referendumi do të riforcojë vendet në zonën euro. Ai do të drejtojë sot një këshill ministror për krizën.

Politologu grek, Ilias Nikolapopulos e akuzoi atë se kishte marrë një vendim potencialisht \'\'vetëvrasës për vendin\'\'.

\"Çfarë do të ndodhë nëse populli thotë \'\'jo\'\'? Rreziku është që komuniteti ndërkombëtar ndërpret mbërritjen e parave dhe vendi përfundon me daljen nga zona euro, pasi falimenton\'\', theksoi në Frankfurt Christoph Weil, analist në \'\'Commerzbank\'\'.

Por, për pjesën më të madhe të analistëve grekë, Papandreu nuk kishte zgjidhje i detyruar për të gjetur një dalje për planin e brendshëm përballë refuzimit të opozitës për t\'i marrë dorën e hekurt dhe një kontestim social të përgjithshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)