23 Dhjetor 2024

Njerëzit më pak besim te Bashkimi Europian

Bruksel, 28 gusht - Besimi i njerëzve tek Bashkimi Europian ka rënë në nivele rekord në shumë vende anëtare të organizatës. Kjo ka ndodhur edhe ndërsa vende të ndryshme po përballen me një shtim të madh të papunësisë dhe të problemeve financiare, veçanërisht bëhet fjalë për vendet e Eurozonës.

Këto janë rezultatet e raportit të fundit të publikuara dje nga Eurobarometër. Më pak se gjysma e europianëve, pra 49% e tyre mendojnë se vendi i tyre ka pasur përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, ndërkohë që besimi i tyre tek organizata ka rënë në 42%, ose 6 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sondazhi është kryer në muajin maj në pikun e krizës buxhetore të Greqisë që rrezikoi të shkatërronte ekonomikisht të gjitha vendet e Eurozonës. Ndërkohë, këto vende po përballen me masa të rrepta kursimi nga ana e qeverive të tyre dhe mbi të gjitha me një papunësi gjithnjë e në rritje.

Imazhi i Bashkimit Europian u përkeqësua në mënyrë dramatike në Greqi, Qipro, Portugali, Spanjë, Rumani, Itali dhe Luksemburg ku besimi në institucionet europiane ranë 10% nga 18% që ishte një vit më parë. Vetëm hungarezët dhe danezët kanë pasur një mendim deri diku më optimist për Brukselin, ndërkohë që belgët nuk e kanë ndryshuar mendimin e tyre.

Papunësia mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve të Bashkimit Europian së bashku me situatën ekonomike në përgjithësi që duket e zymtë në shumë shtete. Zëdhënës të ndryshëm të Bashkimit Europian i kanë prezantuar këto rezultate dje në një dritë pozitive duke nënvizuar se niveli i besimit në institucionet e Bashkimit Europian është ende i lartë, madje më i lartë se ai që kanë vende të ndryshme për parlamentet dhe qeveritë e tyre.

“Nuk jam i sigurt nëse mund të bëjmë lidhje mes perceptimit negativ të qytetarëve në lidhje me përfitimet që kanë pasur nga anëtarësimi dhe kritikave ndaj institucioneve të BE-së. Zhgënjimi në lidhje me anëtarësimin mund të lidhet me institucionet e BE-së, por një rol shumë të rëndësishëm kanë edhe qeveritë e vendeve përkatëse  për ndikimin e tyre apo edhe për mungesën e informacionit ndaj BE-së”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Olivier Bailly.

Ndërkohë, sipas sondazhit kur personat janë pyetur se çfarë u sjell ndërmend BE në radhë të parë, ata janë përgjigjur se më së pari e lidhin atë me lëvizjen e lirë dhe monedhën euro. Ndërsa paqja ishte arsyeja e tretë me të cilin njerëzit e lidhnin organizatën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)