22 Dhjetor 2024

Një varg tërmetesh lëkundën gadishullin grek Peleponez

Athinë, 28 mars - Disa tërmete të njëpasnjëshme me fuqi prej rreth 4 ballëve sipas Shkallës së Rihterit gjatë natës së kaluar shkaktuan panikë te banorët e Patras në gadishullin Peleponez.

Lëkundja e parë ka ndodhur rreth orës 23 sipas kohës lokale, ndërsa lëkundjet e njëpasnjëshme janë regjistruar deri në orën 7 të mëngjesit.

Sizmologët sqarojnë panikën te popullata meqë tërmetet kanë qenë sipërfaqësore dhe për këtë janë ndier nga banorët lokalë.

Pjesa më e madhe e popullatës lokale kaloi natën jashtë shtëpive të tyre në frikë se mund të ndodhin lëkundje të reja, lajmëruan sot në mëngjes mediumet greke.

Deri tani nuk ka informata për viktima eventuale apo dëme materiale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)