Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet Kroacinë
Zagreb, 28 dhjetor - Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi pjesën veriperëndimore të Kroacisë këtë mëngjes, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Raporte për të plagosur tash për tash nuk ka. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti e kishte fuqinë prej 5.2 shkallësh të Richterit, ndërsa epiqendrën pranë qytetit Sisak - rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit.
Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. “Kemi tulla në rrugë dhe oxhakë të rënë”, tha Darinko Dumboviq, kryebashkikak i qytetit pranë, Petrinja.
Tërmeti shkaktoi dridhje edhe në Bosnje e Hercegovinë. Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.