Një tërmet me magnitudë prej 6 ballë godet Kinën
Pekin, 17 shtator - Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë u lënduan kur një tërmet sot herët në mëngjes goditi Kinën, duke shkaktuar alarmin e nivelit të dytë në rajonin e prekur.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë për agjencinë e lajmeve Xinhua tha se një tërmet me magnitudë prej 6,0 ballë goditi qarkun Luxian të qytetit Luzhou në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.
Qarku Luksian u godit nga tërmeti në një thellësi prej 10 kilometrash.