Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë tronditi sot Guinenë e Re
Port Moresby, 14 prill - Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë tronditi sot Guinenë e Re, bëri të ditur Instituti amerikan i Gjeofizikës (USGS).
\"Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 105 kilometra në perëndim të Pangunës dhe kishte një hipoqendër prej rreth 64 kilometra\", theksoi USGS.
Panguna është një qytet në ishullin Bougainville, që ndodhet në lindje të ishullit kryesor.
Tërmetet janë të zakonshme në këtë rajon.
Në vitin 1998, një cunami gjigant shkaktoi më tepër se 2 000 të vdekur në veriperëndim të vendit.