Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë goditi Japoninë
Tokio, 13 prill - Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes qytetin port të Kobes duke shkaktuar 24 të plagosur, njoftoi Agjencia Meteorologjike dhe policia japoneze.
\'\'Pak pas lëkundjes sizmike pati një rritje të nivelit të detit, por që më pas u ul duke mos e parë të nevojshme të lëshonim një alarm për cunami\'\', tha agjecia e sipërcituar.