Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë ka rënë Fukushima
Tokio, 15 prill - Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë ka rënë në një rajon përbri prefekturës së Fukushimës, por asnjë anomali nuk është regjistruar në centralin bërthamor Fukushima Daiichi, njoftoi kompania që menaxhon centralin Tokyo Electric Power (Tepco).
Tronditja sizmike u regjistrua në 13:25 GMT dhe goditi gjithë zonën verilindore të rajonit, veçanërisht rajonin e centralet atomike Fukushima Daiichi dhe Fukushima Daiini, sipas agjencisë japoneze të motit.
Tërmeti u ndje shumë në komunat Futaba, Tomioka, Namie dhe Minamisoma, që tashmë janë të prekura rëndë nga tërmeti, cunami dhe incidenti bërthamor i 11 marsit të vitit 2011 dhe një pjesë e mirë e evakuuar për shkak të kontaminimit radioaktiv.