21 Dhjetor 2024

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter godet Greqinë

Athinë, 29 nëntor - Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:32 të mëngjesit të kësaj të marte në Evia, të Greqisë.

Instituti Gjeodinamik ka bërë të ditur se tërmeti është lokalizuar 9 km në juglindje të Zaraki-t në Evia, ndërsa thellësia fokale e tij llogaritet në 13.3 km.

Për shkak të thellësisë së vogël fokale, dridhjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në rajon, por sipas informacioneve paraprake është ndjerë dhe në Atikë.

Gjithashtu deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Kryebashkiaku i Karystos, Lefteris Raviolos, tha se lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në ishull, ndërsa bëri me dije se disa pasgoditje me magnitudë më të vogël pasuan tërmetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)