Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallë godet Turqinë
Ankara, 5 maj - Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi paraditen e sotme Turqinë duke u ndjerë thuajse në të gjithë pjesën perëndimore të saj.
Mediat lokale raportojnë se tërmeti pati epiqendër zonën rreth qytetit të Çanakkalesë, me një thellësi prej 9 kilometrash.
Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo njerëz, por ky tërmet është një paralajmërim i fortë për Turqinë, pasi ka ndodhur në zonën pranë Marmarasë, ku pritet që të ketë një lëkundje të fuqishme në vitet në vijim sipas sizmologëve.