Një tërmet i rëndë trondit Indonezinë
Jakarta, 16 qershor - Një tërmet i rëndë ka tronditur lindjen e Indonezisë. Sipas të dhënave të gjeologëve amerikanë tërmeti kishte një fuqi prej 7,0 ballë të shkallës Richte dhe epiqendra e tij ndodhej para brigjeve të krahinës Papua.
Vetëm pas pak kohe pasoi një tërmet i fuqishëm. Autoritetet dhanë alarmin për një cunam.
Qindra banorë dolën në rrugë nga paniku ose u larguan nga bregdeti nga frika e ngritjes së valëve.
Në shumë vende u ndërpre energji elektrike. Njoftime për të lënduar apo dëme materiale nuk ka ende.