Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë
Tokio, 27 janar - Mediat në Japoni kanë bërë të ditur se një tërmet me fuqi prej 5,4 ballë ka goditur veriun e Japonisë.
Agjencia meteorologjike japoneze theksoi se tërmeti është regjistruar në thellësi prej 130 kilometra në ora 14:07 sipas kohës lokale. Është regjistruar në rajonin Hidaka në Hokkaido.
Tërmeti është ndjerë edhe në zonat tjera. Nga agjencia theksohet se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.