Një tërmet i fortë me memagnitudë 6,4 ballë goditi Kilin
Snatiago, 4 maj - Një tërmet i fortë memagnitudë 6,4 ballë goditi Kilin mbrëmjen e të hënës, në më pak se dy muaj pasi vendi u shkatërruara nga tërmeti dhe cunami vdekjeprurëse.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti amerikan i gjeofizikës (USGS).
Tërmeti u regjistrua në orën 07:09 (11:09 GMT) me epiqendër 10 km në thellësi të tokës, 110 km në veri-perëndim të Temucos dhe 558 km në jugperëndim të kryeqytetit Santiago, njoftoi USGS.
Më 27 shkurt të këtij viti Kili u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 486 të vdekur dhe 79 të humbur, me dëme materiale deri në 30 miliard dollarë.