Një tërmet 6.8 ballë godet Argjentinën
Buenos Aires, 11 maj - Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë ka goditur Argjentinën.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në një thellësi prej 193.8 kilometrash, ishte 79 kilometra në veriperëndim të rajonit San Antonio de los Cobres në provincën Salta, afër kufirit me Kilin.
Nuk ka paralajmërim për cunami pas tërmetit i cili është ndier edhe në Kili. Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.