Një tërmet 6,1 ballësh godet Alaskën
Washington, 31 maj - Një tërmet me fuqi prej 6,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur pjesën qendrore të shtetit të Amerikës, Alaska.
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti është regjistruar në zonën 76 kilometra në veri të Chickaloon.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 58 kilometrash.
Deri më tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo të lënduar.