Një tërmet 4.7 shkallës të Rihter godet Shqipërinë
Sipas instituti të gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos. Ndërkohë korrespodenti i Top Channel raporton se dëme material ka edhe në lagjen e Re në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë në frikë për të hryë në shtëpitë e tyre.
Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët, me shumë prej tyre që kanë dalë jashtë shtëpive si në rastin e Tiranës dhe të bashkisë Bulqizë.
Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128.