14 Maj 2025

Një Evropë pa Londrën do të ishte plotësisht ndryshe

Bruksel, 26 nëntor - ''Një Evropë pa Londrën si pjesë e saj do të ishte plotësisht ndryshe, kjo nuk ka dyshime. Por ky argument nuk është i mjaftueshëm akshtulisht'', u shpreh kështu Jacques Delors, ish-presidenti i Komisionit Evropian, në një koment lidhur me mosarritjen e një marrëveshjeje mbi buxhetin e unionit.

 ''Jean Monnet thoshte se një krizë e madhe pasohet nga gjëra më të mira, por nuk jam i sigurtë që kjo thënie i përshtates situatës sonë'', deklaroi ai gjatë një interviste për ''Corriere della Sera''.

 ''Britania e Madhe është shndërruar në katarilzatorin e manovrave të vendeve të tjera të Veriut'', u shpreh Delors.

 ''Shumë prej tyre afrohen taktikisht me Londrën, që vazhdon të nxjerrë në pah vetëm probleme. Po asistojmë në një përkeqësim të dukshëm për sa i takon brendësisë së Evropës dhe përgjegjësia për këtë bie edhe mbi ne.

Vazhduam përpara me shpresën se një ditë të gjithë anëtarët e BE-ës do të ishin pjesë e eurozonës. Për shumë vite me radhë ministrat e eurozonën kanë zhvilluar takime puthajse sekrete një natë para zhvillimit të samiteve evropiane. Kjo është realisht qesharake'', shtoi ish-keru i KE-së.

 ''Në këto momente ka shumë popuj që vuajnë dhe përmes këtij samiti liderët evropianë u thirrën për të dhënë një sinjal thelbësor, ndaj duhej dhënë një mesazh i qartë shprese dhe duhej bërë i dukshëm fakti se Evropa është e gatshme të veprojë, të financojë rimëkëmbjen e zhvillimin ekonomik dhe rritjen'', deklaroi Delors.

 ''Tommaso Padoa-Schioppa u shpreh se 'qeverive u takonin masat e nevojshme dhe një artitrazh minimal thelbësor, ndërsa bashkimit Evropian një ripërtëritje ekonomike', kjo duhej realizuar me doemos'', përfunoi Delors.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)