Niveli i lumit Amur e then rekordin e vitit 1898
Khabarovski, 23 gusht - Niveli i lumit Amur në rajonin e përmbytur rus të Khabarovskit po vazhdon të rritet ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe dy ditë të tjera me shi.
Të premtën, niveli i lumit kishte arritur në 718 centimetra, rreth 75 centimetra më shumë se sa rekordi i mëparshëm që është arritur në vitin 1898.
Vladimir Stepanov nga ministria e situatave emergjente ka thënë se 23 mijë njerëz janë evakuar nga rajoni i përmbytur në pjesën e largët lindore të këtij shteti.
Zyra për informim e qeverisë lokale ka njoftuar se disa pjesë të rrugës në mes të Khabarovskit dhe Komsomolsk on Amur janë vërshuar nga uji dhe nuk janë më të kalueshme.