Nisin negociatat mes Bashkimi Evropian dhe Serbisë
Bruksel, 21 janar - Sot në Bruksel mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Bashkimi Evropian Serbia, me të cilën fillojnë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Hapjen e negociatave do ta bëjnë disa ministra të vendeve të BE-së, komisionari për zgjerim Shtefan Fyle, dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë.
Evangelos Venizelos, ministër i jashtëm i Greqisë, vend që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, do tu dorëzoj zyrtarëve të lartë të Serbisë, kryeministrit Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiq, dhe ministrit të jashtëm Ivan Mërkiq, dokumentet kryesore të BE-së për negociata, në të cilat theksohet se Serbia e ka arritur shkallën e domosdoshme të harmonizimit me masat për anëtarësim.
Raportohet se negociatat BE-Serbi, duhet të fillojnë me kapitullin 35 për çështje të ndryshme me të cilat përfshihen rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.