11 Janar 2025

Nisin festimet e Vitit të Ri

Botë, 31 dhjetor - Viti 2013 tashmë ka arritur në disa vende. Banorët e Kiribatit dhe Samoas në Paqësorin Jugor kanë qenë të parët që kanë hyrë në vitin e ri.

Pak më vonë, ai ka arritur edhe në Zelandë të Re dhe në Australi, së bashku me fishekzjarre dhe me manifestime nga më të ndryshmet.

Organizime të mëdha priten anembanë globit, përfshirë New Yorkun, Pekinin, Dubain dhe Moskën.

Për herë të parë në disa dekada, edhe banorët e Birmanisë do të presin vitin e ri jashtë, në kryeqytetin Rangon. Autoritetet atje kanë premtuar shfaqje me drita dhe të tjera festime.

Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.

Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.

Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe gjermanët e vjetër kanë një pjese të kontributit të tyre në këtë drejtim.

Ata, si të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon “shpirtin e malit”, andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung.

Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive.

Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lashte, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në botë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)