Nisi migrimi më i madh i planetit
Pekin, 17 janar - Autoritetet hekurudhore kanë miratuar masa për të siguruar një udhëtim sa më të qetë dhe të sigurt për udhëtarët kinezë gjatë \"Festës së Pranverës\". Ky është migrimi më i madh i planetit, që nisi të enjten.
Parashikohet se gjatë pushimeve të Festës së Pranverës apo Vitit të Ri kinez, që këtë vit bie më 31 janar, do të kryhen rreth 3.62 miliardë udhëtime. Gjithashtu pritet që gjatë ditëve të pushimeve, rreth 258 milionë kinezë do të udhëtojnë me tren.
Policia e hekurudhës ka përforcuar patrullat në stacionet e trenit dhe biletaritë, sipas një deklarate nga autoritetet e hekurudhës.