13 Janar 2025

Nishani uron presidenten e Kosovës me rastin e pavarësisë

Tiranë, 17 shkurt - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar ditën e sotme presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e urimit, Nishani shpreh angazhimin e Shqipërisë për shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke u shndërruar në një model rajonal.

“Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, juve dhe gjithë popullit të Kosovës!\"

\"Më lejoni t’ju ripohoj, zonja Presidente, angazhimin tim e të vendit tim, në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, për t’i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar”.

“Republika e Shqipërisë i gëzohet arritjeve të mëdha shtetkonsolidues, angazhimeve rajonale dhe evropiane që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre gjashtë viteve modeste, si edhe garanton mbështetjen e vazhdueshme në vazhdimësinë e mëtejshme të përballjes së këtyre sfidave.\"

\"Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, si edhe dëshirën për t`ju mirëpritur së afërmi në Tiranë, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar zonja Presidente, urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për këtë festë të shënuar mbarëshqiptare!” shkruan Nishani. Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)