24 Prill 2025

Nishani uroi Mustafen për nënshkrimin e MSA-së

Strasburg, 27 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar një telefonatë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili e ka uruar përzemërsisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti Nishani, ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për perspektivën evropiane të Kosovës, kjo ngjarje e shënuar.

Presidenti Bujar Nishani e përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për punën dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Shqipërisë për Kosovën, në të gjitha fushat.

Kryeministri Isa Mustafa, e falënderoi presidentin Nishani për përkrahjen, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtutjeshëm të progresit dhe proceset integruese evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)