Nishani: Krahasimi i Krimesë me Kosovën, përpjekje e dobët
Tiranë, 2 prill - Në Tiranë, mbrëmjen e së martës presidenti, Bujar Nishani përsëriti pakrahasueshmërinë e Kosovës me aneksimin brutal, siç e quajti, të Krimesë së Ukrainës nga Rusia.
Nishani tha se në Kosovë u ndërhy për të ndalur spastrimin etnik dhe se pavarësia u arrit pas negociatave ndërkombëtare.