14 Janar 2025

Nishani: Kosova ka provuar se pavarësia e saj nuk cënon askënd

Tiranë, 19 mars - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti të martën në një takim Kryeministrin e Rumanisë, Victor-Viorel Ponta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria e konsideron Rumaninë një partner historik dhe një mbështetës të vendosur në integrimin evropian, ndërsa nënvizoi se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet që kërkohen për bashkimin e saj me familjen evropiane dhe do të mbështetet tek vendet partnere dhe mike, ndërmjet të cilave, Rumania zë një vend të veçantë.

Duke përgëzuar Rumaninë për performancën e saj si Presidente e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti vlerësoi rolin e këtij institucioni në procesin e bashkëpunimit rajonal, si një kusht i nevojshëm për paqen dhe stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët të vendeve në rajon.

Në këtë frymë, Nishani tha se Kosova ka provuar tashmë se realizimi i pavarësisë së saj nuk cenon askënd, por garanton paqen dhe vendosjen e dialogut e bashkëpunimit rajonal, ndërsa përfshirja e saj në nismat rajonale është në harmoni me perspektivën e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Ponta, pasi u dakordua me Presidentin Nishani, u shpreh se në vizionin rumun, vendet e Ballkanit meritojnë të jetojnë në paqe e prosperitet dhe se ata kanë vetëm një të ardhme të përbashkët, Bashkimin Evropian, duke shtuar se Rumania mbështet plotësisht rrugën e tyre të integrimit, duke lënë pas të shkuarën dhe duke punuar së bashku për të ardhmen.

Kryeministri mysafir, në këtë kuadër, u përqendrua te rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe veçoi rëndësinë e dialogut shqiptaro-serb për krijimin e klimës së mirëbesimit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke shtuar se vendi i tij ka mbështetur procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe të Kosovës.

Në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Nishani dhe Kryeministri Ponta ndanë mendimin se në një atmosferë miqësore mes popujve tanë, ka shumë hapësirë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe, në mënyrë të veçantë mbështetën bizneset e vendeve tona që të jenë më të pranishme me shkëmbime tregtare dhe investime në tregjet respektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)