12 Janar 2025

Nishani e konfirmon pjesëmarrjen në Ohër

Tiranë, 28 maj - Injorimi që Maqedonia i bëri Kosovës duke mos e ftuar presidenten Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, ka ngjallur reagime në Kosovë, por jo edhe në Shqipëri.
 
Derisa krerët e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës i kanë bërë të ditur kreut të Maqedonisë se nuk marrin pjesë në Samit nëse aty është edhe presidentja e Kosovës, shteti shqiptar nuk ka reaguar deri tani zyrtarisht.

Përkundrazi, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit, raporton “Tribuna”.

Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për ‘Tribunën’ se deri të hënën pasdite nuk ka pasur ndonjë vendim për bojkotimin e Samitit të Ohrit nga presidenti shqiptar.

“Po do të marrë pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”, ka thënë shkurt Toptani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)