Nishani dekreton Qemal Minxhozin ambasador në Kosovë
Tiranë, 11 shkurt - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar emërimin e Qemal Minxhozit, ambasador në Republikën e Kosovës, Ilir Boçka, ambasador në Republikën e Serbisë, Petrit Bushati, ambasador në Republikën e Maqedonisë dhe Pëllumb Qazimi, ambasador në Republikën e Sllovenisë.
Ndërkohë dje, Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të Florent Çeliku, ambasador në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Republikën e Estonisë; Republikën e Letonisë; Republikën e Ukrainës, jo rezident, Petrit Karabina, ambasador në Republikën e Bullgarisë, rezident dhe Republikën e Moldavisë, jo resident, si dhe lirimin nga detyra të Bujar Skëndos, ambasador në shtetin e Izraelit.