Nishani bojkoton Samitin e Ohrit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SEECP, që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013."
"Shkak për këtë vendim është bërë fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian, thuhet në një reagim të Presidencës.
Siç thuhet, lënia e Kosovës jashtë Samitit është bërë nën presionin e Serbisë, në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe më konkretisht në shkelje te nenit 14 të Marrëveshjes Thaçi-Daçiç të nënshkruar në Bruksel, më 19 prill, 2013.
Presidenca e Maqedonisë kishte dhënë arsyetimin e saj për shkak të mosftesës për Kosovën, ndërsa si arsye kryesore ishte kushtëzimi i saj nga Serbia dhe disa aleatë të saj.
Ftesa nuk është dërguar për presidenten e Kosovës, për shkak se nuk ishte pengesë për këtë vetëm një shtet, kundër dëshirës së Maqedonisë për të ftuar Kosovën në këtë samit.
"Në përputhje me aktet themelore dhe praktikat e deritanishme, Republika e Maqedonisë nuk mund të bëj ftesa, për shkak se do të rrezikon që disa nga vendet anëtare të SEECP (Procesi për Bashkëpunim në Evropën Juglindore) të refuzonin pjesëmarrjen, u theksua nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov.