13 Janar 2025

Nis raundi i radhës për Asociacionin dhe Doganat

Prishtinë, 3 dhjetor - Në Bruksel kanë filluar  takimet e radhës të grupeve punuese për funksionalizimin e Asociacionit të Komunave dhe zbatimin e marrëveshjes për doganat.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe në të marrin pjesë: Besnik Osmanaj, Sekretar i MAPL, Ruzhdi Halili, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në ZKM, Agron Maxhuni, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorimit të Komunave në MAPL, , Lulzim Rafuna, Drejtor i Doganave të Kosovës, Gazmir Raci, këshilltar politik i  zëvendëskryeministres, Edita Tahiri, Visar Xani, këshilltar politik i zëvendëskryeministres, Edita Tahiri, Bekim Mehmetaj nga Doganat e Kosovës, Fisnik Rexhepi, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Menderes Ibra, këshilltar politik i ministrit të Financave, si dhe Labinot Hoxha nga Ambasada e Kosovës në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)